Maqedonia e Veriut turizëm apo luftë? Debati në “Ora Sport Euro 2020”
Nga OraNews Përditësimi i fundit 21 Qershor 2021, 23:24
Në studion e “Ora Sport Euro 2020” pjesëmarrja e Maqedonisë së Veriut në këtë kampionat ishte temë debate mes gazetarit Klod Karaj, gazetarit sportiv Altin Sulçe dhe specialistit Saimir Patushi.
Karaj hedh idenë se Maqedonia ka shkuar në kampionat për turizëm pasi ishte koshiente se nuk do fitonte por nuk mendon kështu Sulçe.
Gazetari sportive thotë se Maqedonia e Veriut luftoi deri në minutën e fundit. Edhe Saimir Patushi është i këtij mendimi, se Maqedonisë së Veriut nuk i duhen hequr meritat pasi luftoi.

