Bullizohej në shkollë, babai 14-vjeçares që humbi jetën pas operacionit: Kishte dhimbje të tmerrshme
Nga OraNews Përditësimi i fundit 22 Qershor 2021, 16:29
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Greqi, ku një vajzë në moshën 14-vjeçare, ka humbur jetën pasi iu nënshtrua një operacioni, për të futur një balon gastrik në stomak për shkak të peshës që kishte.
Sipas mediave të huaja, e mitura ka humbur jetën dy ditë pas operacionit. Ajo mori këtë hap që t’i nënshtrohej operacionit dhe të dobësohej, pasi bullizohej në shkollë dhe në shoqëri për shkak të peshës së saj.
Mediat e huaja, bëjnë me dije se lajmin e trishtë e ka dhënë i ati i vajzës, i cili tha se ajo u dërgua në një klinikë private në Selanik, në mënyrë që të vendoste balonin gastrik për të humbur peshë.
Ai tha se vajza e tij ishte në dhimbje të padurueshme pas operacionit të saj .

