Krelani: Maqedonia s’ka koncept loje, Riza: Dinakëria e lehtë për t’u përdorur me...
Nga OraNews Përditësimi i fundit 21 Qershor 2021, 23:36
Të ftuar në emisionin “Ora Sport Euro 2020” , në RTV Ora, Qëndresa Krelani dhe Florian Riza, kanë komentuar ndeshjen e sotme të Maqedonisë së Veriut përballë Holandës, si dhe ndeshjen e Austrisë dhe Ukrainës. .
Krelani është shprehur Austria është dinake në lojë, ndërkohë për Maqedoninë ka thënë se nuk ka një koncept të lojës.
Në këtë moment ka ndërhyrë dhe komentatori, Florian Rizaj, i cili është shprehur se Dinakëria me Maqedoninë është e lehtë për t’i përdorur.
Krelani: Austria po bën futboll shumë të sigurtë, por nuk e shoh se do shkojë më shumë. Këta e kanë zakon si sllavonia.
Riza: Dinakëria me Maqedoninë është e lehtë për t’i përdorur.
Krelani:Nuk kam gjetur ndonjë koncept të lojës që ka Maqedonia e Veriut.
