Pak para ndeshjes Itali-Zvicër, alarm për bombë në Romë, policia zbret në terren

Vetëm pak para  se të nisë ndeshja mes Italisë  dhe Zvicrës,  një alarm për bombë, në Romë ka ngritur në këmbë të gjithë policinë e Romës.

Mediat e huaja, bëjnë me dije se alarmi është dhënë vetëm , në sheshin “Mazzini”, pranë stadiumit ‘Olimpico’, ku dhe pritet të luhet ndeshja mbrëmjen e sotme.

Raportohet se policia ka dalë në terren dhe po kryhen kontrolle të hollësishm., ndërkohë që është ndaluar edhe qarkullimi në këtë zonë.