Vidhnin makina dhe dyqane, arrestohen 3 shqiptarë në Greqi
Nga OraNews Përditësimi i fundit 16 Qershor 2021, 16:21
Pesë persona janë arrestuar nga policia greke, pasi këto të fundit kryenin vjedhje nëpër dyqane dhe automjete.
Mediat greke, bëjnë me dije se mes të arrestuar ishin dhe tre shqiptarë, të identifikuar si Andrea Ademi, Ibish Ibro, dhe Martin Besimi.
Departamenti i Krimeve kundër Divizionit të Sigurisë së Pronës së Atikës ka publikuar gjithashtu edhe objektet të cilët grupi kriminal kishte vjedhur që përbëheshin nga celularë, ora dhe sende floriri.
Të arrestuarit
1. Abdul Rahem, 29 vjeç, Pakistan.
2. Ibish Ibro, 26 vjeç, Shqipëri.
3. Martin Besimi, 19 vjeç, Shqipëri.
4. Andrea Ademi, 21 vjeç, Shqipëri. Ndërkohë u shpall në kërkim
5.Shefqet Oglu, 36 vjeç, Kilkis, Igumenica.


