Me tren për në Kosovë, linja drejt Rrugës së Kombit dhe Shkodrës

Në hekurudhat shqiptare prej vitesh pak kush mund të ketë parë lokomotivën të tërheq pas vagonë të mallrave apo pasagjerëve. Madje gjurma e shinave shpesh është e mbuluar nga bari

Për të krijuar një strategji të re qeveria parashikon ndarjen në tre struktura mbikqyrëse apo dhe të rregullimit të qarkullimit në to. Tre projektligjet janë paraqitur dhe miratura në komisionin parlamentar të Integrimit Europian.

Tre linja të reja janë ato që po shihen si mundësi investimi për lidhjen me Bashkimin Evropian por dhe me Kosovën.

Në komision u pranua që transporti i mallrave dhe pasagjerëve me tren ka kosto edhe më të lira ndaj dhe drafti mori mbëshhtetjen e deputetëve. Por pakënaqësi ngjalli deklarata se studimi është bërë me partnerët evropian

Pak nga deputetët e kuvendit aktual e kuptojnë rëndësinë, madje ka prej tyre që emrin në listë duket se e mbajnë vetëm për pagat.

Projektligjet pas diskutimeve në komisione do të kalojnë për votim në seancë parlamentare.