Foli për shkrimet greke/ Deputeti Ligoraq Karamelo denoncon: Po kërcënohem me jetë

Deputeti i pavarur Ligoraq Karamelo, shprehet se është kërcënuar me jetë. Në një deklaratë  për mediat ai shprehet se ka bërë denoncim në polici për kërcënimet që  i janë  bërë, teksa i bën kërkesë  prokurorisë që t’i zbulojë .

Ai deklaron se  kërcënimet kanë ardhur pas një dalje publike në  media, ku ka folur përshkrimet greke ku thuhet se “shqiptarët janë të ardhur në Ballkan” dhe një aktivitet të organizuar nga OSBE lidhur me pakicat kombëtare.

"Sapo kam dorë zuar një  kallëzim në  komisariatin e Korçës për shpifje, kërcënime shantazhet që  më  kanë  bërë  pas daljeve publike para 1 jave në  Korçë . OSBE organizoi një takim për pakicat kombëtare dhe roli i media së  shkruar gjithashtu dhe pas një  emisioni në  një  nga TV shqiptare ku u diskutuan problematikat e një shkrimi të botuar në një gazetë  greke.

Natyrisht që Korça nuk mund të  pranojë  këtë  lloj gjuhe ,Korça ka dëshmuar qytetari, mirëkuptim, bashkjetesë  këto janë  sjellje të papranueshme që cënojnë  jo vetë bashkjetesën po prishin harmoninë që Korça ka.

Kërcënimet kanë  që në  të  ndryshme,shumica janë  te panjohura, është  detyrë  e prokurorisë  ti zbulojë .

Jam kërcënuar nëpërmjet rrjeteve sociale gjithashtu kërcënime kam pasur edhe në YouTube aty ku kam që në  i ftuar për të diskutuar, këto janë të ulëta, kërcënimet lidhen me daljet e mija.

Korçë nimet janë  me jetë kërcënohet familja ime, bashkëjetesa të  komunitetit që unë përfaqësoj."- tha ai.