Video/ Zidane bën sherr me gazetarin pas pyetjes provokuese
Zinedine Zidane u largua përpara kohe nga Real Madrid dhe pasi zyrtarizoi gjithçka përmes një letre akuzoi se nuk kishte mbështetjen e drejtuesve të klubit. Gjithsesi tani Ancelotti ka zënë vendin e tij dhe trajneri francez është me pushime por së fundmi ai është ngacmuar nga gazetari spanjoll i Directo Gol, Serio Quirante.
Ai provokon Zidane duke e pyetur nëse u largua në mënyrë të shëmtuar nga Real Madrid por si duket për francezin gazetari ishte i njohur dhe nuk ishte hera e parë që i bënte pyetje të tilla ndaj dhe reagimi ishte i ashpër.
Sergio Quirante: Mister Mister, a ishte një largim në mënyrën më të keqe nga Real Madridi?
Zidane: Vazhdoni dhe bëni pyetje idiote si më parë? Puna jote është e turpshme, gjithmonë ndodh kështu me ju.
Quirante: Nuk po kërkoj gjë tjetër, doja vetëm…
Zidane e ndërpret: Gjithmonë e njëjta gjë me ju, unë të njoh, ti më njeh mua. Hajde këtu dhe më lër të të flas pa kamera…
???? Journaliste : Avez-vous quitté le Real Madrid en mauvais termes ?
— Real Madrid-French ???????? (@RMadridFrench) June 13, 2021
???? Zidane : Tu as toujours les mêmes questions idiotes qu'avant ? Ton travail est une honte. Je te connais et tu me connais. Viens ici, laisse-moi te parler sans les caméras.
pic.twitter.com/kAcmp9Oaxs
Dukej si një ftesë për debat të fortë por gjithçka u mbyll aty teksa ngjarja konfirmon ato që akuzonte Zidane që disa gazetarë mund të jenë shtyrë nga drejtuesit gjatë sezonit që të vinin në diskutim punën e tij dhe largimin nga stoli.
