Durrës, makina përplas këmbësoren me nënshtetësi italiane dhe largohet

Një e moshuar me nënshtetësi italiane është aksidentuar mbrëmjen e sotme në lagjen 11 të qytetit të Durrësit.

Mësohet se gruaja është përplasur nga një makinë e cila më pas është larguar nga vendi i ngjarjes.

Ajo është transportuar me urgjencë në spitalin rajonal të qytetit bregdetar për ndihmë mjekësore dhe mësohet se ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Policia ka nisur hetimet për identifikimin dhe kapjen e drejtuesit të mjetit.

Durrës, makina përplas këmbësoren me nënshtetësi

Njoftimi i policisë

Më datë 15.06.2021, në orën 19:45, në lagjen nr.11 Durrës, një mjet ka përplasur dhe është larguar nga vendngjarja, një shtetase këmbësore rreth 70 vjeçe, e cila ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Shërbimet e Policisë menjëherë kanë bërë të mundur identifikimin dhe bllokimin e mjetit të dyshuar si dhe identifikimin e autorit dhe vijon puna për kapjen e tij.

Grupi hetimor po vijon punën për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.