Daci: Janë dëmtuar televizionet, njerëzit në krye të pushtetit presion kompanive për të hequr reklamet

Avokati i Presidentit të Yldon Media Group, Jordan Daci u shpreh se Pasuritë e z. Ndroqi janë dëmtuar ndjeshëm, duke theksuar se njerëz në krye të pushtetit kanë ushtruar presion ndaj kompanive për të tërhequr reklamat.

Daci tha se PS është borxhlia më e madhe ndaj Ora News dhe ka debi qindra milion dhe shtoi se SPAK merret me interesat e shtetit, jo me interesin e PS-së

Daci: Pasuritë e z. Ndroqi janë dëmtuar ndjeshëm, sikurse është dëmtuar vetë Ora News, me një konkurrencë të padrejtë dhe nga presionet e njerëzve që janë të lidhur me pushtetin e në krye të pushtetit. U është bërë presion kompanive që të ndërpresin reklamat që të ardhurat në mënyrë që kjo kompani të mbyllet. Ylli Ndroqi është viktimë e lirisë së fjalës që ka ngritur në këto institucione, në këto media opozitare. Prandaj janë sekuestruar dhe është përpjekur t'i shkatërrojnë.

PS është borxhlia më e madhe ndaj Ora News dhe ka debi qindra milionë. Pse këta zotërinj nuk kanë bërë kërkesë për sekuestrim të pasurisë të këtij debitori si gjithë të tjerët. SPAK merret me interesat e shtetit, jo me interesin e PS-së edhe pse të gjithë ata dolën patronazhistë të PS-së. Unë mendoj se jemi përpara një abuzimi të pastër. Ne kemi kërkuar që të gjendet e vërteta. Prokuroria le të nxjerrë një provë dhe të thotë se është e pasaktë, por nuk e ka bërë një gjë të tillë." 

Avokati tha se zoti Ndroqi po sulmohet për shkak të fjalës së lirë dhe të vërtetave që transmetojnë televizionet në pronësi të tij dhe siguroi se kësaj beteje ligjore do i shkohet deri në fund në të gjitha hallkat e drejtësisë.