Aksidentet rrugore, policia shton gjobat, kontrolle me dron
Për parandalimin e aksidenteve rrugore policia po përdor masat administrative ku gjatë ditës së dielë në vend janë vendosur 411 gjoba. Po ashtu për 29 shoferët të cilët nuk respektuan policia ka marrë masë më shtrënguese, atë të pezullmiit të lejes së drjetimit.
Më shumë se 5 aksidente rrugore u regjistruan vetëm gjatë së dielës në të gjithë territorin.
Aksidenti I fundit ndodhi në Qafën e Llogarasë, ku për pasojë tre persona kanë mbetur të plagosur.
Nga verifikimet është zbuluar së gjatë momentit të aksidentit ka pasur një prezencë të shtuar të mjegullës, çka dhe dyshohet të ketë ndikuar në humbjen e kontrollit.
Për shkak të numrit të lartë të aksidenteve të ditëve të fundit, por edhe duke qenë se jemi në fillim të sezonit veror, ku dhe fluksi i automjeteve është edhe më i lartë, policia ka shtuar dozën e masave ndëshkuese.
Novavax, vaksina mbi 90% efikase
14 Qershor, 13:55
Kështu gjatë së dielë janë ndëshkuar me masë administrative 411 drejtues mjetesh, nga të cilët, 75 për shpejtësi tej normave të lejuara dhe 336 drejtues mjetesh që kryenin parakalime të gabuara apo sjellje agresive në rrugë.
Po ashtu nga monitorimi me radar e dragera, Policia Rrugore në të gjithë vendin gjatë orëve të pasdites të së dielës ka pezulluar 29 leje drejtimi për shpejtësi tej normave të lejuara dhe 15 për drejtim mjeti nën efektin alkoolit.
Po ashtu edhe gjatë ditës së sotme forca të shtuara të uniformave blu, të cilët ishin të pozicionuar në rrugë ku janë të cilësuar si problematike, me anë edhe të metodave si dronë inteligjent po ndalojnë çdo shofer automjeti të cilët shkelin qarkullimin rrugor.



