"PD s'ka nevojë të rikthehet te Berisha dhe as te Basha", Kadilli komenton deklaratën e ish-kryeministrit

Fatbardh Kadilli nuk e sheh reale mundësinë e rikthimit të Sali Berishës në krye të PD.

Në një deklaratë për mediat, ku pranoi publikisht humbjen në zgjedhjet për kryetar të partisë, Kadilli tha se përpos deklaratës nuk sheh asnjë inciativë konkrete të Berishës në këtë drejtim.

Ai shtoi gjithashtu se PD ka nevojë për një propozim të ri dhe jo të rikthehet te Berisha dhe as vetë Basha.

Kadilli: Berisha tha “Never say never” dhe çdokush mund të thotë  “Never say never”, që do të thotë nuk e përjashton ai mundësinë por nuk e shoh të ketë një iniciativë konkrete. Do të ishte gjithnonë një figurë e fortë dominuese në jetën e kësaj partie por besoj që PD ka nevojë për një propozim të ri, nuk ka nevojë të rikthehet as të zoti Berisha dhe as te zoti Basha. Por ky është vendimi personal i secilit dhe në fund mbetet vendimi i anëtarëve të partisë.