Shpërthimi i ujërave te zeza “përmbyt” rrugën e tregut në Lezhë
Ujërat e zeza kanë shpërthyer në rrugën e Tregut në Lezhë duke u kthyer në shqetësim dhe kërcënim për shëndetin e banorëve.
Pamjet në video i përkasin rrugës pranë tregut të qytetit të Lezhës.
Përmbytja nuk ka ndodhur nga reshjet e shiut, por ujërat e zeza të cilat kanë dalë në siperfaqe e vërshuar në rrugë në një gjatësi prej 500 metrash.
Kjo situatë është e vazhdueshme prej shumë kohësh, duke kthyer në shqetësim për banorët dhe bizneset në këtë zonë e cila është mjaft e populluar.
Thonë se jetesa është bërë mjaft e vështire dhe e rrëzikshme për shëndetin në këtë periudhe kur temperaturat janë gjithnjë në rritje.
"Është burim infeksioni shumë i lartë. Ka mbi 6 muaj kështu, shpresoj të zgjidhet situata."
"Të gjithë stinët këtu e ke me ujëra të zeza. Rreziku i sëmundjeve është prezent."
Problematika është e njohur edhe për bashkinë e Lezhës.
Nënkryetari, Ermal Pacaj, i kontaktuar thotë se rrjeti i kanalizimeve të dy pallateve që janë ndërtuar vitet e fundit në atë zonë nuk është bërë siç duhet, ndaj dhe ujërat dalin në sipërfaqe.
Pavarësisht përpjekjeve të vazhdueshme të bashkisë Pacaj shprehet se nuk është arritur ende që të gjendet zgjidhje.
Në këto kushte banorët duhet të jetojnë nën rrezikun e infeksioneve apo dhe të erës së rëndë.

