Po vidhnin banesën në Patos, dy arrestohen, dy të tjerë i ikin policisë
Dy të rinj janë vënë në prangat e policisë së Fierit për vjedhje ndërsa janë shpallur në kërkim dy të tjerë.
Ngjarja ka ndodhur në qytetin e Patosit ku policia është njoftuar se disa persona po vidhnin një banesë të pabanuar.
Uniformat blu bënë të mundur arrestimin e shtetasve E. B., 19 vjeç dhe N. R., 19 vjeç, banues në Patos.
Gjithashtu u shpallën në kërkim dhe po punohet për kapjen e shtetasve S. H., 19 vjeç dhe K. N., 20 vjeç, banues në Patos.
"Këta shtetas janë kapur në kushtet e flagrancës duke vjedhur në një banesë të pabanuar në Patos, në pronësi të shtetasit S. B. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan sendet e vjedhura.Gjatë momentit të shoqërimit në Komisariatin e Policisë Fier, shtetasi E. B. ka kundërshtuar me dhunë punonjësit e Policisë duke u larguar por është neutralizuar dhe prangosur nga shërbimet e Policisë".
Këto janë ushqimet që duhet të komsumoni para provimeve
14 Qershor, 11:52
Materialet do i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, në ngarkim të shtetasit E. B., për veprat penale "Vjedhje e kryer në bashkëpunim", "Kundërshtim i punonjësit të policisë së rendit publik" dhe "Largim nga vendi i vuajtjes së dënimit" dhe në ngarkim të shtetasve N. R., S. H., dhe K. N., për veprën penale "Vjedhje e kryer në bashkëpunim".

