Çela raporton në Kuvend: Janë rritur veprat penale kundër fëmijëve, martesës dhe familjes

Prokurori i Përgjithshëm Olsian Çela raportoi ne parlament për kriminalitetin në vitin 2020.

Tirana mban rekordin për numrin më të madh të procedimeve të regjistruara në Prokuroribë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë me 31,74 % të numrit total të procedimeve të regjistruara në shkallë vendi.

Prokuroritë e tjera me shifrat më të larta janë Durrësi dhe Elbasani.

Sa i përket raportit të ndarjes së veprave penale

Vihet re që ka një numër të madh të dosjeve për vjedhje të pasurisë por më pak se në vitin 2019. Ndërsa Veprat penale kundër fëmijëve, martesës dhe familjes kanë shënuar rritje në krahasim me vitin 2019.

Vjedhja e pasurisë përbën numrin më të lartë me 31,24 % të numrit të përgjithshëm, por me ulje 9,96  % krahasuar me vitin 2019.

Veprat penale kundër rendit dhe sigurisë publike që përbëjnë 26,46 % të numrit të përgjithshëm dhe kanë ulje 4,81 % krahasuar me vitin 2019;

Veprat penale që cënojnë regjimin juridik të tokës me 6,28 %, me një ulje 8,38 %  nga një vit më parë

Veprat penale kundër fëmijëve, martesës dhe familjes zënë 4,88 % të numrit  dhe kanë një rritje prej 9,12 % në krahasim me vitin 2019.

Kryeprokurori vë re se për veprat penale të trafiqeve të paligjshme, në vitin 2020, treguesi i efiktivitetit është relativisht i ulët.

“Përkatësisht 31,25 % dërguar gjyqit dhe 68,75 % të pushuara,. Ndërkohë nga të dhënat statistikore rezulton se në vitin 2020 ka një ulje prej 12,54 % në krahasim me një vit më parë”

Sa i përket veprave penale lidhur me narkotikët, ndjekja penale ka rezultuar efektive, për faktin se 58,42 % e çështjeve janë dërguar gjyqit.

Lufta kundër pastrimit të parave, krimeve financiare dhe hetimeve pasurore, për vitin 2020 ka qenë objektiv prioritar institucional, vlerëson kryeprokurori.