Fatbardh Kadilli pranon humbjen: Nuk largohem as do krijoj parti të re, PD do të ringrihet
Fatbardh Kadilli shpalli i pari ambicien për të marrë kreun e PD-së por në zgjedhjet e të dielës u rendit i fundit ndër katër kandidatët.
Para mediave, ai tha se zgjedhjet brenda PD shkuan më keq se ato të 25 prillit por përkundër asaj ai tha se e pranon rezultatin dhe vendimin e demokratëve që i dhanë një mandat të tretë Lulzim Bashës në krye të PD.
"Jam krenar që në PD jo për interesin tim ndezëm shkëndijen e parë të garës. Falë kësaj sfide demokratët patën mundësinë që të mos shkojnë symbyllur drejt mandatit të tretë. Falenderoj 41 mijë anëtarët që ju përgjigjen thirrjes për të votuar. Nuk jam këtu për të shprehur keqardhje për fitoren publicitare të Lulit. Kjo garë na dha një mundësi që nuk e shfrytëzuam. Megjithatë unë nuk jam Luli, e pranoj këtë rezultat dhe vendimin e demokratëve".
Kadilli tha se nuk ka ndërmend të ikë, as të dorëzohet dhe aq më pak të krijojë parti të re. Ai tha se do të luftojë brenda PD për një projekt të ri për ringritjen e PD.
"Qindra vota që mbshtetën projektin tim janë fitili që ndezi një lëvizje të re të demokratëve me projektin tim. Manifesti politik për ringritjen e PD është sot projekti i vetëm konkret, terësor dhe gjithë përfshirës që demokratët kanë përpara. Me këtë manifest PD mund të ringrihet dhe të rritet, të bëhet e pastër, ftuese dhe fituese. Unë nuk iki, nuk dorëzohem, nuk krijoj parti të re. Do të vazhdoj me këmbëngulje të shpalos para gjithë anëtarësisë këtë manifest, këtë projekt ringritjeje".
Ai shtoi se "në këtë parti Luli më ka gjetur dhe do më lërë mbrapa. Nuk largohem pavarësisht si quhet kryetari i partisë, çfarë raportesh kam unë me të, pavarësisht nëse e pëlqej unë atë apo ai mua, në parti nuk jemi se jemi se jemi shokë, në parti vimë se kemi ide, bindje, qëllime dhe interesa të përafërta".
Kadilli e përjashtoi edhe mundësinë e përjashtimit nga PD për shkak të qëndrimeve të tij gjatë fushatës ndaj Lulzim Bashës.
"Nuk ka asnjë shans që dikush në këtë parti të marrë vendime në kiundërshtim me etikën dhe statutin e kësaj partie.Kritikat, edhe sulmet politike ndaj kryetarit, janë gjëja më e shëndetshme që mund të ndodhë në këtë parti. Në sulmet politike nuk ka asgjë personale, në akuzat politike nuk ka asgjë personale Nuk është Luli dhe Bardhi por është një projekt i shteruar me një projekt që sa ka nisur. Që të kemi sukses duhet të ngrejmë një opozitë të re dhe kjo opozitë e re ngrihet vetëm një projekt të ri, me një propozim të ri. Manifesti politik është teksti që përmban propozimet më të avancuara që politika shqiptare ka pasur në këto 30 vjet".
I pyetur nëse e ka uruar Bashën, ai tha:
"Kjo garë është e pabarabartë, në këto kushte nuk mund ta uroj, por respektoj vendimin".
Për ta bërë ligj të partisë projektin e tij, Kadilli tha se është gati edhe ti thërrasë në një referendum demokratët në të ardhmen.
"Demokratët pasi të ftohet pak plaga do të fillojnë të mendojnë dhe do të duhet një përgjigje për problemet e tyre. Përgjigjet janë këtu, një parti që zmadhohet, që merr peshën te anëtari dhe jo kryetari, një parti që kapërcen vetëveten, një parti që është ftuese, një pqarti që është fituese.Këto përgjigje janë vetëm në këtë dokument dhe vetëm për PD.Unë do të ndjek çdo rrugë deri do të thërras ndoshta, nëqoftëse bindem, edhe një referendum të partisë për të votuar manifestin që ky të bëhet ligj për PD. Është struktura e re e statutit të kësaj partie. Jam i vendosur të rri deri në fudn që të do të jem në politikë pjesë e kësaj partie sepse jam që në ditën zero në këtë parti, kam kontribuar në këtë parti."

