Si do të jenë veshjet pas pandemisë? Ja çfarë thotë psikologia e modës

Pas më shumë se një viti pandemie me karantinë dhe masa kufizuese, e ardhmja  e veshjeve duket pasigurt.

Sipas psikologes së modës, Shakaila Forbes- Bell, moda nuk do të jetë  njësoj si kur ishte para pandemisë.

Duke aplikuar teori psikologjike në mënyrën se si ne ndërveprojmë me veshjet - duke përfshirë blerjen, shitjen, stilimin dhe proceset e dizajnit, Forbes-Bell punon me markat për të përcaktuar jo cilat janë trendet, por pse ato ekzistojnë. Tani, ajo përdor të njëjtën qasje për të menduar se si do të duket veshja post-pandemike.

Moda dhe truri

"Pandemia ka shkaktuar një ndryshim në mënyrën se si njerëzit sillen me rrobat e tyre", thotë Forbes-Bell. "Me karantinën  që na detyroi  të qëndronim brenda, mungesa e reagimeve shoqërore vuri më shumë theks në mënyrën se si ne ndihemi me veshjet, duke mos i dhenë rëndësi estetikës.

"Kjo, natyrisht, na çoi në përparësinë e rehatisë. Nevoja për t'u ndjerë jo vetëm fizikisht mirë, por edhe psikologjikisht e rehat me atë që veshim ,ndoshta do të mbetet."

Forbes-Bell shpjegon se rrobat ndikojnë në mënyrën se si e shohim veten në tre fusha kryesore: personi që duam të jemi tani, personi që shpresojmë të jemi në të ardhmen dhe personi që kemi frikë se do të jemi.

"Studimet kanë treguar se marrëdhënia jonë me rrobat është e këndshme, sepse rrobat na japin forcën për të lundruar midis këtyre tre versioneve të vetes. Mënyra se si rrobat mund të na ndihmojnë të shprehim elemente të ndryshme të identitetit tonë ,është një nga mënyrat e shumta që veshjet dhe psikologjia reagojnë midis tyre. Rrobat ndikojnë në mënyrën se si njerëzit na perceptojnë dhe pastaj mënyra se si na trajtojnë ndikon në mënyrën se si ne mendojmë për veten, aftësitë tona, dhe madje edhe mënyrën se si veprojmë."

 

E ardhmja e blerjeve

Blerja e "hakmarrjes', ose blerja si një përpjekje për të kompensuar kohën e humbur, është një rezultat shumë i mundshëm i pandemisë, thotë Forbes-Bell, ndërsa njerëzit i shohin blerjet si një formë çlirimi. "Është e mundur që njerëzit të përdorin blerjet si një mënyrë për të eksploruar shijet dhe kreativitetin e tyre individual, të cilin ata e kanë shtypur gjatë gjithë kësaj kohe për shkak të monotonisë së veshjes në shtëpi."

Kur bëhet fjalë për modelet e blerjeve, Forbes-Bell beson se konsumatorët janë hibride. "Ata do të duan akoma komoditetin e blerjeve në internet, por dëshira e ngulitur për ndërveprim shoqëror do i japë shtysë dyqaneve fizike. Se sa do të zgjasë kjo rritje varet nga aftësia e dyqaneve fizike për të siguruar një përvojë emocionuese për t'i mbajtur konsumatorët të interesuar. Pandemia ka ndryshuar gjithashtu mënyrën e formimit të tendencave," tha ajo.

"Në vend që të diktohen kryesisht nga epoka e modës, konsumatorët po përdorin shtëpinë dhe mediat sociale si frymëzim. Duke u përfshirë në praktika të kujdesshme të blerjeve, konsumatorët mund të sigurojnë që ata të blejnë atë që vlerësojnë vërtet dhe të shmangin grackat e terapisë së blerjeve dhe kënaqësive të menjëhershme. ”

Atëherë, si do të vishemi?

"Komoditeti mbetet një element i rëndësishëm në veshjet tona ", thotë Forbes-Bell. "

Rrobat e zyrës do të jenë më funksionale se në të kaluarën, me pjesët elegante të rrobave të shtëpisë që luajnë një rol qendror.

Burimi: marieclaire.gr