Kryeministri grek në Bruksel për Samitin e NATO-s, takohet me Ramën, pasdite me Erdoganin në Athinë

Pas dy raundesh bisedimesh si dhe shkëmbimeve të vizitave të Ministrave të Jashtëm të Greqisë dhe Turqisë, Nikos Dendia dhe Mevlut Tsavousoglou në Ankara dhe Athinë, kryeministri, Kyriakos Mitsotakis dhe presidenti i Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan do të përballen sot në një takim privat në Pallatin 'Maximos', raportojnë mediat greke.

Qëndrimi i prerë i qeverisë greke është që kanalet e komunikimit me Turqinë duhet të lihen të hapura, megjithëse, siç sqarohet, pozicione të ndryshme me fqinjin në shumë raste, jo diametralisht të kundërta, kanë ekzistuar dhe do të ekzistojnë. 

Siç është theksuar më parë nga pala greke, de-përshkallëzimi i projekteve dhe fjalimeve nga ana e Turqisë është një kërkesë e vazhdueshme, në mënyrë që të mundësojë një përmirësim gradual.

Është e qartë se Athina po pret një verë të qetë, diçka që Kyriakos Mitsotakis nënvizoi në intervistën e tij dje me France 24:

"Ne duhet të gjejmë një mënyrë për të menaxhuar mosmarrëveshjet tona pa përdorur shkallëzimin e tensionit dhe duke shmangur atë që ndodhi verën e kaluar. Dhe unë besoj se në mënyrë që të ndodhë kjo, ne duhet të biem dakord mbi një kornizë të përbashkët, domethënë, respektimin e ligjit ndërkombëtar."

Në të njëjtën kohë, Athina kujton në çdo rast se qëndrimi i Turqisë ndaj Greqisë dhe Qipros reflekton drejtpërdrejtë në marrëdhëniet e Bashkimit Evropian me Turqinë në funksion të Samitit të ardhshëm Evropian në 24-25 Qershor, ku pritet të rivlerësohet korniza e përgjithshme e marrëdhënieve euro-turke. 

Në veçanti, burimet qeveritare greke shpjegojnë se çdo përparim në marrëdhëniet Bruksel-Turqi kalon përmes qëndrimit të Turqisë ndaj Athinës dhe Nikosisë.

Përveç kësaj, qeveria po investon në përmirësimin e bashkëpunimit ekonomik dypalësh dhe Kryeministri grek i tha France 24 se "ne kemi interesa të përbashkëta ekonomikë me Turqinë dhe duhet të kemi të njëjtat shqetësime mjedisore".

Sipas programit zyrtar, Kyriakos Mitsotakis do të takohet personalisht me Rexhep Tajip Erdogan pas përfundimit të Samitit të NATO-s në Bruksel. 

Kryeministri pritet të mbërrijë në vendin ku do të zhvillohet Samiti në 11:55. 

Ai do të takohet me kryeministrin e Mbretërisë së Bashkuar, Boris Johnson dhe kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama. 

Punimet e Samitit të NATO-s do të fillojë në  orën 13:00 pasdite dhe pritet të përfundojnë në orën 16:00.