Përfundon epoka e Netanyahut pas 12 vitesh, parlamenti i Izraelit miraton qeverinë e re
Nga OraNews Përditësimi i fundit 13 Qershor 2021, 21:22
Benjamin Netanhyahu nuk do të jetë më kryeministër i Izraelit, pasi parlamenti izraelit miratoi qeverinë e re të untitetit.
Sipas mediave të huaja, qeveria e ardhshme përbëhet nga një koalicion i gjerë mes shumë partive dhe ka një shumicë të thjeshtë në Kuvend.
Naftali Bennet dhe Lapid morën besimin e 60 deputetëve, ndërsa 59 të tjerë e kundërshtuan atë.
Në bazë të marrëveshjes së koalicionit, Bennet, i cili udhëheq partinë Yamina, do të ushtroj postin e kryeministrit deri në shtator të vitit 2023, dhe më pas do t’ia dorëzojë atë, Yair Lapid, udhëheqësit të partisë Yesh Atid.
Ndërkohë Netanyahu, i cili ishte në krye të qeverisë që prej 12 vitesh, do të jetë lider i opozitës.

