Laçi ndez merkaton e Superiores, 4 blerje në pak ditë

Ditët e fundit shikohen vetëm largime nga skuadrat e Kategorisë Superiore dhe ndërsa shumë klube ende nuk kanë bërë goditje të mëdha, është Laçi ekipi më aktiv në merkato.

Pothuajse në një javë, kurbinasit kanë bërë 4 goditje ku e fundit u zyrtarizua sot nga drejtuesit përmes një postimi në rrjetet sociale.

Është Marko Roganoviç që i bashkohet skuadrës së Laçit teksa mbrojtësi malazez firmosi për dy sezone dhe në vitin e kaluar ishte pjesë e OFK Titograd.

Laçi ndez merkaton e Superiores, 4 blerje në pak ditë

Përforcimi i pare ishte sulmuesi Saliou Guindo ndërsa më pas mesfushori Klinti Qato ishte ai që iu bashkua kurbinasve.

Laçi ndez merkaton e Superiores, 4 blerje në pak ditë

Ndërkohë që dje mbrojtësi Bashkim Velija firmosi si lojtari i tretë që vjen në merkato, sot drejtuesit përfunduan dhe goditjen tjetër Roganoviç.

Laçi ndez merkaton e Superiores, 4 blerje në pak ditë

Kujtojmë që nga Laçi ka patur edhe largime si Redon Xhixha, Nwabueze dhe Obanor por Laçi menjëherë ka ditur t’i zëvendësojë për të plotësuar grupin e skuadrës në prag të aventurës europiane të ekipit që u rendit në vendin e katërt në sezonin që u mbyll.