EURO 2020, Belgjika tregon forcën, Lukaku dhuron spektakël me Rusinë
Belgjika tregon menjëherë forcën në ndeshjen debutuese të Europianit në Grupin B.
Trajneri Martinez surprizoi me Hazard në stol në ndeshjen ndaj Rusisë përballë tifozëve të tyre në Shën Petersburg dhe kjo lëvizje nuk zhgënjeu teksa "Diable Rouge" dominuan dhe fituan me rezultatin 3-0.
Që në minutën e 10', Lukaku gjen veten përballë portierit rus dhe me të majtën shënon për t'i dhënë epërsinë. Menjëherë pas golit, bonberi i afrohet kamerave për një dedikim për shokun e tij te Interi, Eriksen.
Belgët nuk ndalet me kaq pasi në pak minuta krijojne 3-4 shanse për të dyfishuar me Dedoncker dhe Carrasco por vetëm në 34', Meunier që u fut në vend të të dëmtuarit Castagne dyfishoi rezultatin pas një krosimi nga krahët dhe që fajtor ishte edhe portieri Shunin.
Në pjesëm e dytë, Rusia shfaqet më agresive në fushë dhe me Golovin në 55' e Karavaev në 56' rrezikojnë të shënojnë ndërsa Lukaku u përgjigjet me një goditje nga jashtë zone por largohet nga portieri.
Minutat në vijim janë përpjekje e dështuar nga Rusia për të gjetur golin e nderit e nga ana tjetër Eden Hazard futet në fushë në 72' e megjithatë është ai, Romelu Lukaku që shënon sërish, të dytin personal dhe të tretin duke vulosur rezultatin në 3-0.
Tre pikë të rëndësishme dhe vendi i parë në grupin B për Belgjikën pas ndeshjeve të para. Finlanda e dyta po me 3 pikë pas suksesit ndaj Danimarkës me këta të fundit bashkë me Rusinë që kanë nga zero pikë.
