Shqipëria merr medalje ari për herë të parë në Botërorin e Gjimnastikës, falë një rusi

I lindur në Rusi, prej vitesh jeton në Pragë të Çekisë, por përfaqëson kombëtaren shqiptare dhe fitoi të parën medalje të artë në Botërorin e Gjimnastikës Artistike që po zhvillohet në Osijek të Kroacisë.

Është Matvei Petrov heroi kuqezi që i jep një sukses historik Shqipërisë në nivele të tilla dhe me tepër ngjall shpresat për të bërë histori.

Edhe pse rus, Petrov do të ketë shanse reale që në Lojerat Olimpike, bashkë me trajnerin Alon Hasa të na japin në medalje olimpike qe do të ishte histori më vete për Shqipërinë.

Gjithsesi, në Botërorin e Kroacisë u dëgjua himni kuqezi dhe kjo përbën moment krenarie për ne dhe sportistin rus që ka merita të jashtëzakonshme.

Shqipëria merr medalje ari për herë të parë në