Mjeku i Eriksen: Vdiq për pak minuta dhe u rikthye, nuk e di nëse do të luajë futboll përsëri

"Pa dashur të jem i vrazhdë, Christian vdiq për disa minuta dhe u rikthye". Me këto fjalë,  profesori i kardiologjisë në Universitetin e Shën Georges në Londër dhe kryetari i Komitetit të Kardiologëve të Federatës Angleze, Sanjay Sarma, përshkruan momentin më tronditës të Euro2020, kur gjatë ndeshjes Danimarkë-Finlandë, futbollisti danez Christian Erevres pësoi atak kardiak. 

Mjeku i Eriksen: Vdiq për pak minuta dhe u rikthye, nuk e di nëse do

Z. Sarma, i cili ka punuar më parë me futbollistin 29-vjeçar,  kur ky i fundit luante për Tottenham, ishte optimist për shëndetin e lojtarit, por mbajti rezerva për faktin nëse Eriksen do të jetë në gjendje të kthehet në fushë. 

"Unë nuk e di nëse ai do të luajë futboll përsëri",  tha ai, duke shtuar: "A do ia  lejojë mjeku të luajë përsëri top? Përgjigja është jo ”. Sidoqoftë, në lidhje me shëndetin e tij , ai theksoi se "lajmi i mirë është se Christian është gjallë" , megjithëse, siç tha , "karrierës së tij ndoshta po i vjen fundi".