Euro 2020, Danimarka e shokuar humbet përballë Finlandës

Të kalosh një situate aq të rëndë në fushë, është e vështirë të jesh në maksimumin e kondicionit psikologjik.

Nuk mund ta thotë askush për të justifikuar Danimarkën por pas asaj që ndodhi me Eriksen lojtarët e kishin të vështirë të tregonin aftësitë e tyre dhe në ndeshjen e parë në Grupin B u mundën nga Finlanda 1-0, në letër më e dobëta mes 4 ekipeve.

Teksa Danimarka ishte favoritja absolute e ndeshjes, sfida nisi shumë mirë në “Parken Stadium” në Copenhagen dhe Eriksen me shokë po dominonin lojën ku edhe pse krijuan shumë nuk arritën të shënonin deri në minutën e 41’ kur ndodhi drama me fantazistin e Interit.

Ndeshja e anuluar nisi në 20:30 pothuajse pas 2 orësh teksa me Eriksen që ishte përmendur dhe sipas Federatës Daneze u kishte kërkuar shokëve të luanin madje edhe ai ishte gati të zbriste në fushë, nisi pjesa e dytë por shocku psikologjik dukej në këmbët e lojtarëve.

Në të parën gjuajtje në portë, ku Danimarka kishte tentuar 16 herë, Finlanda pas një krosimi nga krahët gjen golin e avantazhit me Pohjanpalo me kokë.

Për të kuptuar gjendjen psikologjike të lojtarëve të Danimarkës mjafton të shikosh minutën e 74’ kur vendasit sigurojnë një penallti dhe Pierre Hjojbjerg e gabon me një gjuajtje të pafuqishme. Danimarka nuk kishte më forcë për të shënuar pas penaltisë së humbur dhe derbin skandinav mes fatit dhe dhimbjes e fiton Finlanda.