Mancini: E rëndësishme ta nisnim sa më mirë

Ishte padyshim i lumtur në fund të ndeshjes Roberto Mancini. Trajneri që e ka shndërruar Italinë në një skuadër të pathyeshme tha se ishte me shumë rëndësi që skuadra ta niste me këmbën e mbarë dhe me fitore.

“Ne zhvilluam një ndeshje të mirë edhe në pjesën e parë kur nuk gjetëm dot golin. Ndeshja nuk ishte e lehtë sepse ishte debutimi për ne dhe ata janë një ekip i fortë ”.

Çfarë ndodhi sonte?

"Në këto ndeshje keni nevojë për gjithçka. Kishim nevojën edhe ndihmën e publikut. Ne jemi të lumtur dhe mendoj se ekipi luajti mirë."

Një mesazh dërguar favoritëve për fitoren finale në Euro 2020?

"Italia zhvilloi një lojë të mirë. Ishte e rëndësishme ta nisnim sa më mirë në Romë dhe mendoj se u dhamë kënaqësi publikut dhe italianëve."

Çfarë sjell një mbrëmje si kjo?

"Ishte një mbrëmje e bukur, shpresojmë të ketë shumë të tjera si këto”

Në Wembley?

“Është akoma rrugë e gjatë. Janë akoma gjashtë ndeshje të tjera."