Video/ Shikoni momentet e frikshme kur Eriksen pëson atak kardiak
Momente paniku, moment frike, pamje të rënda në një event si Euro 2020.
Në minutën 41 të takimit Danimarkë-Finlandë, kur ndeshja ishte 0-0, Eriksen ishte pranë vijës fundore për të marrë topin nga shoku i tij por menjëherë u rrëzua pa ndjenja dhe menjëherë shokët e skuadrës bashkë me stafin mjekësor kërkuan një ndërhyrje urgjente.
Ishin pamje tmerri kur ekipi mjekësor menjëherë kuptoi rastin e rëndë mjekësor duke i bërë masazh kardiak e në anën tjetër arbitri Taylor ndërpreu sfidën përkohësisht.
Të gjithë të shokuar, lojtarët e Danimarkës, stafi, tifozët e gjithashtu lojtarët kundërshtarë ndërsa edhe bashkëshortja e lojtarit të Interit zbriti menjëherë në fushë.
Ndërkohë që Eeriksen u dërgua menjëherë në spital, UEFA dha lajmin e mirë se gjendja e tij është stabël dhe nën kontrollon e mjekëve në Copenhagen.
Following the medical emergency involving Denmark’s player Christian Eriksen, a crisis meeting has taken place with both teams and match officials and further information will be communicated at 19:45 CET.
— UEFA (@UEFA) June 12, 2021
The player has been transferred to the hospital and has been stabilised.
