EURO 2020, Zvicra gabon në start, barazon me Uellsin në Grupin A

Nuk ishte fillimi i duhur për Zvicrën në Kampionatin Europian. Nëse në 2016, në debutim helvetët mposhtën Shqipërinë debutuese, kesaj radhe u bllokuan në barazim 1-1 me Uellsin teksa në fushë ishin edhe dy lojtarët shqiptarë, Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri.

Pjesa e parë ishte e luftuar fizikisht me Zvicrën që qarkullonte më shumë topin dhe përpiqej të godiste kundështarin. Gjithsesi rastin e parë më të mirë e kishte Uellsi në 15' me një kundërsulm me anë të James që me nje kros oë Moor e con në kuadrat dhe Sommer me majën e gishtave e nxjerr jashtë.

Granit Xhaka me një gjuajtje provon të surprizoje por ishte pa problem ndërsa rastin më të mirë për të gjetur avantazhin e kishte Embolo në sekondat e fundit të pjesës së parë që shërben në zonë por për pak hapa Seferovic nuk shënon.

Gjithsesi në të dytën është pikërisht Embolo që i jep avantazhin menjëherë në 48' pas një goditje këndi dhe një krosimi perfekt të Xherdan Shaqirit. Avantazh i merituar për skuadrën e Petkoviç por që pas golit lëshojnë disi terren dhe Uellsi nis të sulmojë nga krahët. Në 66' merr fund loja e Shaqirit që zëvendësohet nga Zakaria por përforcimi i mesfushës nuk është lëvizja e duhur pasi në 74' Uellsi gjen barazimin pikërisht nga shtatlarti Moore me kokë pas një krosimi.

Zvicra e mendoi shpejt fitoren duke u tërhequr ndaj dhe në minutat e mbetura u hodh në sulm për golin e avantazhit që e gjen në 86 që në fakt ishte i parregullt për pozicion të parregullt të Gavranovich.
Tashmë pas ndeshjeve të para në Grupin A, Italia kryeson me 3 pikë, Zvicra e Uellsi me 1 pikë dhe Turqia zero pikë.