“Euro2020”/ Zylbehari: Pjesëmarrja në kampionat, ndjenjë unike! Në stadium 17 mijë spektatorë
Zëdhënësi i Federatës së Futbollit të Maqedonisë së Veriut, Faton Zylbehari nëpërmjet një lidhje me Skype për emisionin Sport Magazinë, është shprehur se atmosfera në Maqedoninë e Veriut, e cila do të jetë pjesë e evropianit.
Ai tha se për shkak të pandemisë në stadium do të jenë 30% e spektatorëve, pra pritet që te jenë rreth 17 mijë tifozë.
“Jemi shqiptarë dhe do tregojmë që kemi vlera. Është një ndjenjë shumë e bukur dhe unike. Të jesh pjesë e evropianit është diçka shumë bukur.
Këtu në Bukuresht gjithçka është bukur përveç faktit se ne jemi të mbyllur dhe nuk është se kemi të drejtë të dalim shumë për ta shijuar, por shohim se ethet e evropianit e kanë kapur dhe Bukureshtin.
Ka një eufori, autoritetet rumune dhanë dje leje për të qenë stadiumi që është 55 mijë vende të hapet në 15% , por UEFA doli në një deklaratë që për momentin për shkak të Covid-19, të hapet vetëm 33%. Pra që i bie në stadium të jenë të pranishëm 17 mijë spektatorë."
"Euro2020" në foto/ Festë madhështore në “Olimpiko” të Romës
11 Qershor, 21:17
Kujtojmë se në skuadrën e Maqedonisë janë edhe 6 futbollistë shqiptarë.

