“Euro2020”/ Kampionati nis me sfidën Itali-Turqi, performanca muzikore nga Ermal Meta dhe Andrea Bocelli

Mbrëmjen e sotme starton “EuroSport2020”. Dy skuadrat e para që do të zbresin në fushë janë Italia dhe Turqia të cilat bëjnë pjesë në grupin A.

Sfida do të zhvillohet në Romë, në orën 21:00. Andrea Bocelli do të jetë protagonist i hapjes, ndërkohë në skenë do të ngjitet edhe këngëtari me origjinë shqiptare Ermal Meta.

Ndeshjet do të mbyllen në Londër më 11 Korrik.