Di Kaprio rikthehet me “Maskën e Hekurt”
Nga OraNews Përditësimi i fundit 3 Qershor 2013, 13:02
Nuk është turp të hash picë, por Leonardo Di Caprio duket se nuk e mendon kështu, pasi aktori i famshëm hollivudian u pa në Venecia duke ngrënë i fshehur pas një maske.Protagonisti i “Titanic” kishte zgjedhur maskimin edhe për të mos u shqetësuar nga turistët në rrugët e qytetit italian.Leonardo Di Caprio ka promovuar filmin e tij më të fundit “The Great Gatsby” në Festivalin e Filmit në Kanë. Më pas, kaloi disa kohë në Monako dhe Ibiza para se të udhëtonte për në Venecia.


