Elhaida Dani fiton “The Voice of Italy 2013”

Elhaida Dani është fituesja e “The Voice of Italy 2013”, duke u shpallur kështu zëri më i mirë italian pas një nate të gjatë finale ku ajo shfaqi performanca të shkëlqyera.Atmosfera në skenën e "The Voice of Italy" ishte mjaft e nxehtë në fillim, me miliona italianë të ulur pranë televizorëve. Kështu bënë edhe miliona shqiptarë, që ndonëse spektakli i madh nuk ishte në gjuhën shqipe, u përqëndruan para ekranëve për një njeri të vetëm.Ishte Elhaida Dani që me sharmin dhe me zërin e saj arriti të shtrijë autoritetin që në pjesën e parë, ku ajo arriti që të rrëmbejë zemrat e të gjithëve, duke lënë të harruar konkurrentët ë tjerë finalistë Silvia Capason, Timothy Cavicchinin dhe Veronica De Simone.Performanca e këngës legjendare të Witney Houston, “I Will Always Love You” u karakterizua nga një interpretim i lehtë, i shoqëruar nga një zë i bukur në një paraqitje skenike që lehtë mund të krahasohej me vet këngëtaren legjendare amerikane. Konkurrentët e tjerë ishin më pak impresive, përjashtuar Timothyn, që dukej si kandidati i vetëm serioz kundër shkodranes.Në raundin e dytë të finales së jashtëzakonshme të The Voice of Italy ishin trajnerët e finalistëve ata që u bashkëngjitën në skenë për të interpretuar këngë të vjetra italiane.Elhaida bashkë me trajnerin e saj, kantautorin e njohur italian, Riccardo Coccianten, kënduan këngën “Magherita”. Interpretimi fantastik nga dyshja, i kësaj kënge të njohur, u shoqërua nga një prezantim dinjitoz i Elhaidas në këngën promovuese. Ajo tha se në Shqipëri kjo këngë është e njohur dhe se miliona shqiptarë po e shikojnë atë.Raundi i tretë ishte shumë konkurruese. Elhaida në skenë u paraqit me këngën e lehtë italiane të kompozuar nga trajneri i saj, “When Love Calls You”. Paraqitja inspiruese e Elhaidas bëri publikun të qajë, ashtu sikurse të rrënqethë trajnerin e saj.“Interpretimi ishte fantastik, vërtet ndihem i kënaqur që dikush si të e këndoi këngën time, e cila është një këngë e lehtë italiane. Shkëlqeve si një diamant, je e mrekullueshme”, ishin fjalët e trajnerit Riccardo Cocciante pas performancës së tretë të Elhaidas në skenën e The Voice.Pasi përfunduan performancat, ishte publiku ai që vendosi. Në pjesën e parë të votimeve, pasi Veronica u kualifikua, ethet e kapluan Elhaidan e cila u lirua shpejt, duke mësuar se ëndrra e saj vazhdoi.Para verdiktit final, Elhaida shfaqi kualitetet e saj me performimin e këngës “Mama Knows Best”, duke lënë me mbresa publikun italian dhe trajnerin e saj Riccardo Cocciante.Më pas ajo ngriti në këmbë publikun me këngën “Adagio”.Pas shpalljes së verdiktit përfundimtar Elhaida nuk nguroi të përshëndesë bashkëkombasit e saj. “Faleminderit”, u shpreh Elhaida në gjuhën shqipe pas triumfit të madh.Ajo me këtë fitore ka siguruar një kontratë me Universal Music Studios, për regjistrimin e një albumi.Ky është një prej sukseseve më të mëdha të një artisti shqiptarë jashtë kufinjve shqiptarë, sidomos nëse marrim parasysh se Elhaida e vetme arriti të mposhtë mijëra zëra tjerë nga gjithë Italia për t’u shpallur më e mira.