Gisele Bunchen pozon për "Vogue Brazil"
Gisele Bunchen vërteton edhe njëherë se është një nga modelet më të kërkuara dhe paguara në botë.Ajo është nëna e dy fëmijëve, por linjat e saj nuk i pengon aspak ky fakt, madje janë për tu admiruar nga të gjitha femrat.Linjat e saj kanë rënë në sy sërish në pozimin që supermodelja Gisele ka bërë për revistën "Vogue Brazil"E pabesueshme ta shikosh këtë yll në një formë kaq të mirë pasi është vetëm 6 muaj pas lindjes së fëmijës së dytë.Gisele ka treguar herë pas here në intervista se ajo sakrifikon për të pasur një trup të tillë.Ajo ka bërë vazhdimisht 3 herë në ditë yoga dhe kung fu, dhe këto i ka bërë vetëm 2 javë pas lindjes së djalit të saj.Ajo ka një natyrë shumë strikte dhe duket se rregullat e forta që ka ndjekur ia kanë shpërblyer .