Rita Ora koncert për bamirësi
Rita Ora, ka performuar në koncertin bamirës “Gucci's Sound of Change”, të mbajtur më 1 Qershor, në Twickenham në terrenin legjendar britanik të ragbit në Londër.Beyonce Knowles - e cila është edhe drejtoreshë artistike e koncertit - performoi disa prej hiteve të saj të mëdha, duke përfshirë edhe këngën "Crazy in Love" me bashkëshortin e saj reper, Jay-Z.Mes emrave që morën pjesë në koncert, janë edhe këngëtarja Jennifer Lopez , Florence and the Machine, Ellie Goulding, HAIM, Madona, etj.Të gjitha të ardhurat nga ngjarja katër-orëshe do të shkojnë në fondin për bamirësi të “Gucci Chime for Change”, një nismë e themeluar nga Knowles, Salma Hayek-Pinault dhe Frida Xhanini, me qëllim të theksimit të çështjes së gruas në nivel global, duke bërë thirrje për më shumë cilësi në arsim, shëndetësi dhe drejtësi.



Jessie J
Jennifer Lopez
Jennifer Lopez
Beyonce
Iggy Azalea
Blake Liveley
Salma Hayek
Florence Welch