Douglas: Kanceri në fyt jo nga duhani, por nga seksi oral

Legjenda amerikane Michael Douglas është shprehur se nuk pendohet që ka pirë duhan dhe alkool për vite të tëra, pasi mendon se nuk janë ata shkaktarët e sëmundjes së tij por seksi oral.Ylli hollivudian I njohur për skenat e nxehta si në filmat  “Fatal Attraction” dhe “Basic Instinct”,  në vitin 2010 u diagnostikua me kancer në fyt por pas mjekimit intensive u shërua.Në një intervistë për prestigjozen “The Guardian” 68-vjeçari ka rrëfyer se shkaktari i kancerit në fyt është seksi oral.“Duke mos dashur të hyj shumë në detaje, ky kancer i veçantë vjen nga HPV (human papillomavirus), i cili vjen nga cunnilingus,  seksi oral”,  është shprehur Douglas.Në vitin 1992, legjenda e ekranit Michael Douglas u shtrua edhe në një qendër rehabilitimi për shkak të problemeve me alkolin por në atë kohë u përfol se aktori vuante dhe nga mania seksuale.