Zbulon më shumë për albumin
Nga OraNews Përditësimi i fundit 3 Qershor 2013, 12:21
Reperi amerikan, Kanye West, ka zbuluar kopertinën e albumit të tij të ri "Yeezus", ashtu sikurse një prej këngëve të reja që i takojnë këtij projekti.Reperi ka zbuluar kopertinën zyrtare të albumit "Yeezus" në faqen e tij zyrtare dhe kësaj i ka bashkëngjitur edhe këngën e re që besohet se është pjesë e albumit.Ai ka konfirmuar datën e lansimit të albumit të ri, që është 18 Qershori.Kanye West së fundmi ishte i sukseshëm në bashkëpunimet me Jay-Z.Ai së shpejti pritet të bëhet baba i një fëmije me të dashurën Kim Kardashian.