Angelina Jolie në daljen e saj të parë publike: Ndihem shkëlqyeshëm!
“Ndihem shkëlqyeshëm”. Kështu është shprehur aktorja hollivudiane Angelina Jolie në daljen e saj publike pasi hoqi gjoksin për t’i shpëtuar sëmundjes së kancerit, që 6 vite më parë i mori jetën mamasë së saj. Ajo sëbashku me Brad Pitt është shfaqur në premierën e filmit ku luan Pitt në Londër.Ajo zgjodhi të mos marrë pjesë në funeralin e tezes së saj për të qënë në Britani dhe për të mbështetur Brad Pitt në premierën e filmit të tij të ri kushtuar Luftës së Parë Botërore.Dhe Angelina Jolie sigurisht e bëri këtë me stil të dielën në mbrëmje kur ajo bëri edhe paraqitjen e saj publike pasi iu nënshtrua një operacioni ku hoqi gjoksin.Kështu Jolie ishte një prej emrave më të mëdhenj të Holliwood-it të eci në tapetin e zit ë premierës së filmit ku interpreton Brad Pitt.Angelina ishte veshur një fustan të zi të markës Yves St Laurent deri në fund të këmbëve, ndërsa Pitt dukej i veshur me kujdes në një kostum me një bluze e cila nuk ishte zgjedhur rastësisht.Vetëm disa ditë më parë Jolie u njoftua se funerali i tezes së saj ishte në të njëjtën kohë me premierën e filmit të Pitt por ajo vendosi të jetë përkrah njeriut të zemrës




A





