Taylor Swift me parfum "personal"
Nga OraNews Përditësimi i fundit 30 Maj 2013, 15:01
Taylor Swift thotë se aroma e saj e tretë, “Taylor by Taylor Swift”, është reflektimi më i mirë i shijes së saj personale.Këngëtarja thotë se parfumi i saj i ri është më i pjekur se ato të mëparshmit, dhe beson se kombinimi i aromave të luleve, frutave dhe drurit, reflekton në mënyrë të përkryer stilin dhe personalitetin e saj."Është një miks i shumë gjërave: Është i ëmbël, i sofistikuar, ju josh brenda. Është vërtet mënyra ime e përkthimit të klasikes në moderne në një parfum"."Dy aromat e mia të para ishin disi më përrallore, por kjo është një aromë më e stilit tim, prandaj doja t'i jap një emër më personal", ka thënë Swift.