Ëngjëlli i radhës për Di Caprion

Zemërthyesi i Hollywoodit , Leonardo Di Caprio, thuhet se është në lidhje me Toni Garrn, e cila është ëngjëlli  i katërt në radhë e shtëpisë së modës "Victoria's secret", që ka përfunduar në prehrin e tij.Aktori 38 vjeçar gjatë weekend-it të shkuar në Nicë, është shoqëruar nga një 20-vjeçare nga Gjermania, e cila para pak kohësh ka zëvendësuar Miranda Kerr në vendin e engjëllit në këtë shtëpi të modës."Ishin shumë të afërt gjatë javës së fundit dhe ndjehet njëfarë kimie mes tyre", tha një burim i afërt me gazetën “New York Daily News”.Pas Nicës, Leo arriti në Venecie me një grup të madh miqsh, në mesin e të cilëve edhe miliarderi rus Vlladislsav Doronjin (i fejuari i Naomi Campbel).Modelja  ndërkohë u kthye në Amerikë. Ajo në llogarinë e saj në “Twitter” ka shkruar:  Të faleminderit për kohën e mrekullueshme dhe të mirë në jugun e Francës. Po kthehem prapa në realitet - NYC".Di Caprio është i njohur për adhurim të manekineve të "Victoria's Secret" - deri tani ka kaluar me brazilianen Gisele Bundcshen (2001-2005), izraeliten Bar Refaeli (2005-2011) dhe me australianen Erin Heatherton (2011-2012).