"Vajza Bond" në serinë e ardhshme
Penelope Cruz do të jetë "Vajza Bond" më e vjetër, pasi aktorja do të interpretojë në filmin e 24-të të agjentit 007, që do të nisë xhirimet në verën e ardhshme, kur ajo mbush 40 vjeç.Producentët e kanë dashur Penelope Cruz edhe në filmat e mëparshëm, por ajo ka qënë gjithmonë e zënë.Bisedimet kanë nisur dhe tani po merren me detajet e kontratës. Ky është një informacion i cili ka ardhur nga produksioni i filmit.Aktorja spanjolle po pret fëmijën e dytë me bashkëshortin e saj, aktorin Javier Bardem.Pas lindjes së djalit të parë, Penelope Cruz u rikthye shumë shpejt në formë të mirë fizike dhe producentët janë të sigurt që do jetë po njësoj edhe pas lindjes së dytë.Pritet që kjo seri ku Penelope do të jetë “Vajza Bond”, do të ketë shumë sukses pasi ajo është një vajzë e zgjuar dhe seksi.


