Iran, ndërpresin grevën tetë të burgosurat
Nga OraNews Përditësimi i fundit 6 Nëntor 2012, 18:09
Burimet në Teheran thanë se tetë të burgosura në burgun Evin kanë ndërprerë grevën e urisë dhe planifikojnë që të ndjekin rrugët ligjore kundër gardianëve, të cilët i akuzojnë se i kanë keqtrajtuar ato.Nëntë femra nisën një grevë urie në javën e kaluar kundër rrahjeve dhe ofendimeve naga ana e gardianëve.Një nga gratë ka ndëprerë grevën më herët për shkak të hospitalizimit.Të martën, Reporterët pa Kufij, kërkuan nga femrat që të nisin marrjen e ushqimit, nga frika se ato mund të vdesin.Avokatja për të drejtat e njeriut Nasrin Sotoudeh po e vazhdon grevën e urisë në të njëjtin burg.Ajo ndaloi së ngrëni më 31 tetor, pasi që autoritetet nuk i lejuan të afërmit e saj që ta vizitojnë.