Koncert në Portugali dhe takim me Ronaldon

Cristiano Ronaldo nuk mund ta fsheh ngazëllimin e tij, apo fytyrën e tij me shkëlqim sapo shkrep një foto me pop yllin Rihanna.Anësori i Real Madridit ka postuar këtë foto në rrjetin social facebook, së bashku me Rihannën, në prapaskenën ku ajo ka mbajtur koncertin. Ronaldo ishte pjesë e këtij koncerti, duke i treguar këngëtares nga Barbados, se është një adhurues i madh i saj.Ajo që bie më shumë në sy tek fotoja e tij, janë sytë e tij që shkëlqenin nga ngazëllimi që kishte përkrah Rihannën. Ndërsa kjo e fundit, është në përfundim të turneut botëror 'Diamonds'Këngëtarja, përveçse është takuar me Cristiano Ronaldo, mund të thuhet se i ka vënë flakën skenës së koncertit të zhvilluar në Portugali. E nuk është fjala për një shprehje figurative, por duket se gjithçka ka ndodhur vërtet, në bazë të një fotoje që Rihanna ka postuar në Instagram.Mësohet se kjo ka qenë pjesë e "show"-t të saj piroteknik, gjë që e ka ushtruar shpesh gjatë koncerteve të fundit. Prandaj nuk ka pasur vend për frikë, sepse 25-vjeçarja nga Barbados ka qenë plotësisht e sigurt dhe e parrezikuar nga zjarri.