Rusi, shkarkohet ministri i mbrojtjes
Nga OraNews Përditësimi i fundit 6 Nëntor 2012, 10:36
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin ka shkarkuar nga detyra Ministrin e Mbrojtjes, Anatoly Serdyukov.Gjatë një takimi të mbajtur sot me guvernatorin e rajonit të Moskës, Sergei Shoigu, Putin tha se Shoigu do të jetë ministri i ardhshëm i Mbrojtjes i Rusisë.Ai tha se vendimi për ta shkarkuar Serdyukovin bazohet në nevojën e krijimit të kushteve për hetim objektiv të situatës në Ministrinë e Mbrojtjes.Javën e kaluar, Komiteti i Hetimit në Rusi njoftoi për nisjen e hetimeve për Serdyukov me akuzat për shitje të paligjshme të aseteve ushtarake.