Votohet në qytezat e para të SHBA-së

Votuesit në dy qyteza të vogla amerikane janë të parët që u janë drejtuar kutive të votimit, për të votuar në zgjedhjet presidenciale të vendit.Dixville Notch dhe Harts-Location lejuan votuesit e tyre që t’u drejtohen kutive të votimit ditën e martë, menjëherë pas mesnatës.Kutitë e votimit u numëruan menjëherë. Në Dixville Notch, presidenti Barack Obama mori pesë vota, njësoj sikurse edhe rivali i tij republikan, Mitt Romney.Kjo është hera e parë që në këtë qytezë ndahen votat në mënyrë të barabartë. Dixville Notch ka një traditë 50 vjeçare të të qenit qyteza që hapë e para kutitë e votimeve në SHBA në ditën e zgjedhjeve.Kandidati republikan ka fituar votat në Dixville Notch çdo herë, që nga fillimi i kësaj tradite në vitin 1960, përveç në vitin 2008, kur fitoi Obama.Nga ana tjetër, në Hart-Location, Obama fitoi 23 vota, ndërsa Romney, 9 vota.