Maqedoni, BDI dhe PDSH drejt një koalicioni për zgjedhjet lokale
Shtypi në Maqedoni paralajmëron se nuk përjashtohet mundësia e një koalicioni të përbashkët të partive shqiptare BDI dhe PDSH për zgjedhjet e ardhshme lokale 2013.Disa ditë më parë e përditshmja “Lajm” ka shkruar se dy partitë më të mëdha tek shqiptarë janë në rrugën për të arritur një marrëveshje për pjesëmarrje të përbashkët në zgjedhjet lokale të marsit 2013. Edhe e përditshmja maqedonase “Vest” shkruan sot se partitë e dy kundërshtarëve Ahmeti dhe Thaçi janë drejt një marrëveshje koalicioni.Kryetari i PDSH-së, Menduh Thaçi dy ditë më parë dha sinjalin e parë në favor të BDI-së, duke theksuar se do të përkrahë kandidatin e kësaj partie në zgjedhjet e ardhshme lokale në komunën e Kërçovës. Por, në BDI qëndrimin e shprehur të Thaçit e vlerësuan si një vendim të brendshëm partiak të PDSH-së dhe se mbetet shqyrtimi i mesazheve të tilla.Nga partitë më të vogla opozitare shqiptare kanë shprehur kritika në adresë të Thaçit, duke theksuar se ai është faktori kryesor që po mban gjatë në pushtet BDI-në dhe Ali Ahmetin. “Ne nuk jemi të habitur me akrobacionet e këtij politikani që tashmë ka humbur orientimin dhe si s`po kursen asgjë për të mbajtur në pushtet Ali Ahmetin”, ka thënë një përfaqësues i lartë i RDK-së.Thaçi disa herë me radhë ka injoruar çdo koalicion me partitë e tjera shqiptare të spektrit opozitar, edhe pse disa prej këtyre partive janë simbolike.