Aksident me vdekje në Tiranë, furgoni përplas 80 vjeçarin, ndërron jetë në vendngjarje
Nga OraNews Përditësimi i fundit 11 Qershor 2021, 14:05
Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur ditën e sotme, 11 qershor në Tiranë.
Mësohet se rreth orës 13:00, në rrugën “Artan Lenja” në një lulishte, gjatë shkarkimit të disa produkteve ushqimore në një dyqan mjeti fugon me drejtues shtetasin R.O., 29 vjeç, duke kryer një manovër kthimi pas, ka aksidentuar një shtetas ende të paidentifikuar rreth 80 vjeç, i cili ka ndërruar jetë në vendngjarje.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë e rrethanave të aksidentit.
