Jasir Asani ikën zyrtarisht, asnjë përfitim financiar për Partizanin
E themi çdo vit dhe sërish ndodh. Menaxhimi i lojtarëve nga skuadrat elitare të Superiores nuk është aty ku duhet dhe shpesh shikojmë lojtarë cilësorë që largohen pa asnjë përfitim për klubet ku luajnë.
Jasir Asani është lojtari i radhës që largohet me parameter zero, ose e thënë ndyshe falas nga Partizani dhe pavarësisht fjalëve të mira e prekëse në mesazhin e tij, ai nuk pranoi të rinovonte kontratën për të kërkuar një aventurë të re diku në Europë.
Pas 4 vitesh me të kuqtë dhe një tentative si i huazuar te AIK në Suedi, Asani do të nisë një aventurë të re në Europë, me shumë gjasa në Hungari te Kisvarda edhe pse ka disa të tjera nga Turqia.
Në rrjetet sociale, sulmuesi shqiptar postoi edhe mesazhin e gjatë dedikuar klubit, presidentit Demi, tifozëve dhe stafit teknik.
“Sot ka ardhur dita qe t’ju them faleminderit te gjitheve dhe mirupafshim. Ndarjet nuk me kane pelqyer kurre por futbolli eshte i tille, me nje fillim dhe nje fund. Pas shume ndeshjesh, suksesesh, deshtimesh e sakrificash, erdhi dita qe te them faleminderit per cdo emocion qe me keni dhuruar.
Dua te falenderoj stafin teknik, te gjithe trajneret me te cilet kam punuar, te gjithe asistentet, stafin organizativ, magazinieret dhe kujdestaret e fushes e te topave. Ju ma keni bere gjithcka me te lehte ne aventuren time te Partizani.
Shpirti i Partizanit, tifozeria e kuqe do te jete gjithmone nje kujtim i bukur per mua dhe do te kene gjithmone nje vend te vecante ne zemrën time. Me keni mbeshtetur nga dita e pare qe erdha dhe sot dua tju them faleminderit per gjithcka. Faleminderit Partizan!
