"Euro 2020"/ Roma hap festivalin e UEFA, 3 mijë tifozë turq në Itali, në stadium mungon Erdogan por jo Matarella

Ditën  e sotme, 11 qershor nis "Euro 2020" ndërsa kanë nisur dhe aktivitet e para festive në Romë, Itali.

Gazetarja e ora News, Alba Kepi informon se kryetarja e bashkisë së Romës inaguroi hapjen e festivalit  UEFA, në sheshin "Piazza del Popolo", që është një nga sheshet më simbolike të Romës.

Tifozët italianë janë mbledhur në shesh dhe gjithçka është gati për ndeshjen e sotme Itali-Turqi.

"Euro 2020"/ Roma hap festivalin e UEFA, 3 mijë tifozë turq

Janë rreth 3000 tifozë turq që kanë mbërritur për të ndjekur ndeshjen e sotme në stadiumin Olimpio të Romës.

Gjithsej do të jenë të pranishëm 16.000 turistë, prej tyre 7000 mijë janë italianë, të tjerët janë nga vendet e tjera të botës.

Ka një lloj pakënaqësie nga tifozëria turke, pasi janë pranuar vetëm ato tifozë vijnë nga zona Shengen dhe Turqia nuk është pjesë, informon gazetarja e Ora News, Alba Kepi. 

Në stadium nuk do të jetë i pranishëm Erdogan, por do të jetë i pranishëm Sergio Matarella.

Do të jenë të pranishëm edhe dy ministra turq.

Në Itali do të zhvillohen 4 ndeshje të kampionatit Europian të futbollit, të cilat priten mjaft me pozitivitet dhe shpresë nga ana e kombëtares italiane.