Provimi i tretë i Maturës, 34 mijë gjimnazistë testohen sot në matematikë

Maturantët këtë të premte do të zhvillojnë provimin e tretë të Maturës Shtetërore atë të lëndës së Matematikës.

34 mijë maturantë do të nisin në orën 10:00 provimin e tretë, i cili do të zgjasë deri në orën 12:30.

Maturantët do të zbatojnë rregullat antiCovid, kjo për shkak të situatës pandemike në të cilën ndodhemi.

Në kuadër të masave antiCovid, nëse një prej maturantëve rezulton pozitiv me Covid-19, nuk mund ta bëjë provimin ditën e sotme, por i jepet mundësia ta zhvillojë në sezonin e vjeshtës.

Testi në total ka 60 pikë dhe pragu i kalueshmërisë është 25% (15 pikë).

Provimi i fundit është ai i lëndëve me zgjedhje që do të zhvillohet me 15 qershor.