Ndërtoi pa leje në Tropojë, arrestohet sipërmarrësi, në kërkim pronari i tokës
Policia e Kukësit ka vënë në pranga një sipërmarrës të punimeve që po kryheshin pa leje ndërtimi brenda vijës së verdhë. Gjithashtu në kërkim është shpallur pronari i truallit, i cili kishte porositur ndërtimin.
Policia e Tropojës gjatë kontrollit të territorit në qytetin e Bajram Currit, ka konstatuar se brenda vijës së verdhë po kryhej një ndërtim pa leje.
Në vijim të veprimeve u bë arrestimi në flagrancë për veprën penale “Projektimi, mbikëqyrja, zbatimi ose kolaudimi i paligjshëm i ndërtimeve”, i shtetasit A. M., 46 vjeç, lindur dhe banues në fshatin Senec-Kosovë.
Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi në vendin e quajtur “Ish-parku”, lagjja Dardania, në qytetin "Bajram Curri", u konstatua duke punuar në një objekt në ndërtim, i papajisur me leje ndërtimi nga autoritetet kompetente. Ky shtetas ishte në rolin e sipërmarrësit për kryerjen e punimeve dhe ndërtimi ishte brenda vijës së verdhë të qytetit të Bajram Currit.
Trualli i ndërtimit rezultonte me certifikatë pronësie në emër të shtetasit F. J., i cili u shpall në kërkim për veprën penale “Ndërtimi i paligjshëm”, pasi nuk u gjet në banesë gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Policisë.
Trualli i ndërtimit rezultonte me certifikatë pronësie në emër të shtetasit F. J., i cili u shpall në kërkim për veprën penale “Ndërtimi i paligjshëm”, pasi nuk u gjet në banesë gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Policisë.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Projektimi, mbikëqyrja, zbatimi ose kolaudimi i paligjshëm i ndërtimeve”, në ngarkim të shtetasit A. M., dhe për veprën penale “Ndërtimi i paligjshëm”, në ngarkim të shtetasit F. J.

