Berisha: E mbështes urdhrin e Biden kundër ndryshimit të kufijve
Ish-kryeministri Sali Berisha, ka komentuar urdhrin ekzekutiv të Presidentit amerikan, Joe Biden lidhur mbi sanksionet ndaj politikanëve në Ballkanit Perëndimor, ku flitej dhe për ndryshimin e kufijve.
I ftuar në emisionin “Çim Peka Live”, Berisha u shpreh se mbështet urdhrin e Bidenkundër ndryshimit të kufijve.
‘Kam denoncuar Soros. Është korruptori i politikanëve.
Kam bërë thirrje që Kongresi I SHBA dhe PE të bëjnë ligje kundër Sorosit, njeri ky me influencë të jashtëzakonshme.
Soros hartii në Beograd projektin e ndarjes së Kosovës.
Filloi të fuqizohej falë lobimit të Vuçiç, Thaçit dhe Ramës. E mbështet urdhërin e Biden kundër ndryshimit të kufijve.
"Nuk më ka paditur njeri në jetën time, jam detyruar të shkoj në gjykatë për të vendosur dinjitetin tim, jo për vendimin."- tha Berisha.
